Babai i dënuar për korrupsion djali bën kërdinë në tendera, merr miliona lekë nga Bashkia Kavajë për blerje bulmeti

Babai i dënuar për korrupsion djali bën…

Fisnik Qosja, i cili drejton Bashkinë e Kavajës së fundmi ka “hapur thesin” dhe i ka rënë ndërmend për të moshuarit që jetojnë në azil. Edhe pse Kavaja është e vogël, borxhet që ka bashkia e këtij qyteti janë të mëdha, aq sa rrezikon të shkojë në prag falimenti. Por pavarësisht situatës, Qosen nuk e ndalon asnjë gjë të japë tendera të dyshimtë dhe me fitues të paracaktuar.

Këtë herë, bëhet fjalë për një tender me numër reference REF-94503-02-05-2024 dhe ka të bëjë me blerje bulmeti dhe nënprodukteve të tij për azilin e pleqve. Për këtë tender, Qosja ka ofruar 18 milionë lekë, ku në garë ishin 4 kompani. Fituese u shpall kompania “4S”, e cila është e njohur për përfitime tenderash. Kompania ” 4S” ka ofruar 14 milionë e 300 mijë lekë.

Kompania ” 4S”, figuron në emër të djalit të Shemsi Sinamit, Xhino Siani. Shemsi Sinani, është dënuar për korrupsion për tenderat me burgjet. Ndonëse i dënuar nga gjykata, Shemsiu ka hapur një kompani të re të quajtur “4S” dhe ka vënë në krye të saj të birin, për të vijuar planin e tij të përfitimeve nga tenderat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit