Babai i dy fëmijëve kryen vetëvrasje pasi foli me inteligjencën artificiale

Babai i dy fëmijëve kryen vetëvrasje pasi…

Një belg ka kryer vetëvrasje, pasi ka diskutuar rreth ndryshimeve klimatike me një chatbot të inteligjencës artificiale. Mediat e huaja raportojnë se chatboti i emërtuar “Eliza”e ka inkurajuar atë të sakrifikojë veten për të shpëtuar planetin.

Pa Eliza-n, ai do të ishte ende këtu”, tha gruaja e të ndjerit. Gjashtë javë para vdekjes së tij, babai i dy fëmijëve i paidentifikuar dyshohet se fliste intensivisht me një chatbot në një aplikacion të quajtur Chai.

Botet e aplikacionit bazohen në një sistem të zhvilluar nga laboratori kërkimor jofitimprurës EleutherAI si një “alternativë me burim të hapur” ndaj modeleve gjuhësore të lëshuara nga OpenAI që përdoren nga kompani në sektorë të ndryshëm, nga akademia te kujdesi shëndetësor.

Babai i vdekur 30 vjeç, një studiues i shëndetit, dukej se e shihte robotin si njeri. Burri thuhet se kishte nisur diskutimet me Elizën rreth një muaj e gjysmë më parë, pasi ai filloi të zhvillonte frikë ekzistenciale për ndryshimin e klimës. Sipas vejushës së tij, ai ishte bërë “jashtëzakonisht pesimist për efektet e ngrohjes globale” dhe kërkoi ngushëllim duke i besuar AI. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit