‘Babai i fëmijëve të la’, detaje nga vdêkja tragjike e biznesmenit në aksident, flasin familjarët e tij: Kur doli nga shtëpia…

‘Babai i fëmijëve të la’, detaje nga…

Më 30 dhjetor të vitit që lamë pas, ndërroi jetë si pasojë e një aksident një 46-vjeçar, Arjan Fesko, me origjinë nga Poshnja e qytetit të Beratit. Ajrani merrej me transport mallrash nga Anglia në Shqipëri dhe natën e aksidentit po kthehej nga qyteti i Durrësit.

Duke u bazuar në ekspertizën e mjekëve, familjarët shprehet se Ajrani ka pësuar atak kardiak gjatë drejtimit të mjetit dhe ky ka qenë shkaku i aksidentit. E ëma e të ndjerit ka treguar se para se të dilte nga shtëpia, ai i kishte shprehur se ndjente një dhimbje në kraharor, por asgjë të qartë.

“Ishte nisur për në Durrës për të dërguar disa mallra. Kur po kthehej ndodhi fatkeqësia”, është shprehur e ëma për Top Channel.

Ndërsa bashkëshortja e tij tregon se e kanë marrë në telefon në orën 02:28 dhe i kanë thënë: “Babai i fëmijëve të la”. “Ishte e pabesueshme. Po kthehej nga Durrësi. Thonë se ka patur hemoragji celebrale”, thotë bashkëshortja e të ndjerit.

Ndërsa djali i madh i tij tregon se babai i kishte thënë se do të festonin Vitin e Ri së bashku, por babai nuk u kthye. “Do bëhem burrë i fortë për familjen, mamin, vëllain dhe motrën”, tha ai.

burimi faxweb.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit