Babai i Naim Muselit, familja e Liridonës do drejtësi me kanun

Babai i Naim Muselit, familja e Liridonës…

Ngjarja e vrasjes së Liridona Ademajt tronditi opinionin publik në të dyja krahët e kombit shqiptar ku ende ka reagime për këtë çështje. Një nga tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt është edhe bashkëshorti i saj Naim Murseli ku dyshohet se ky i fundi i ka dhënë udhëzime dhe armën e vrasjes autorëve Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Naim Murseli është takuar me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën në ëngjesin e të njëjtës ditë që ka ndodhur ngjarja në 29 Nëntor. Pas zbardhjes së rolit të Naim Murselit në vrasje është raportuar në media se familjes së Murselit i janë dhënë dy ditë besë ku më pas do ti përgjigjen me kanun këtij rasti.

Në një intervistë për mediat babai i Naimit, Shaban Murseli deklaroi se është vizituar nga pjestarë të famiëljes Ademaj të cilët i kanë thënë se kanë përfunduar ditët e besës ku ka nën vizuar se banesa e tij ruhet nga dy patrulla policie.

“Na kanë ardhë sonte dy persona dhe na kanë thënë qe, na kërkojmë gjak. Thonë se dojnë përmes Kanunit me e zgjidhë këtë çështje. Tek të tri familjet, dhe jo vetëm tek unë. Unë nuk muj me i thanë dikujt, mos më vra. Kur të don le të më vrasin, unë s’kam çka me ba. S’kam zgjidhje. Policia m’kanë pas thanë që çdo lëvizje, çdo mesazh, me na lajmëru. I thirra e iu thash që jam i kërcenum me jetë. Iu thash që i kam dy fëmijë të mitur në shtëpi. Tash i kam dy patrulla të policisë që janë tu e rujtë shpinë. Ishte edhe një hetues civil. Unë e kam për nipat, se mu të më vrasin kur të dojnë.” – ka thënë Shaban Murseli.

Por në një deklaratë, vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj ka deklaruar se kjo gjë është e pavërtetë dhe nëse do të donin ta bënin këtë gjë, e kishin bërë me kohë.

“Më babanë edhe vëllaun e kemi përmend se kemi me folë që mos me na dalë ma përpara. Gjakova është e vogël dhe mundemi me u përpjekë në ta. Për këtë arsye kanë çu njerëz, që mos me u përpjekë në ta. Vetëm që ata mos me na dalë përpara. Nëse jemi gjaknxehtë, vjen edhe deri te më e keqja. Ne besojmë në drejtësi, s’kam çka them unë për Kanun. Sikur deri tash që ua kemi lanë autoriteteve, edhe tash atyre ua lajmë” – ka deklaruar Leonard Ademaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit