Babai i një prej nxënësve të plagosur në Kosovë: Djali im u zgjua, i thashë se shokët shkuan në parajsë

Babai i një prej nxënësve të plagosur…

Mbrëmjen e djeshme u regjistrua një tragjedi që la pas 3 viktima mes tyre dy nxënës. Bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë ku persona të armatosur sulmuan me kallashnikov autobusin e shkollës në Gllogjan të Kosovës. Veç viktimave kanë mbetur edhe të plagosur, disa ndodhen në spital, teksa raportohen edhe për nxënës që ende nuk janë gjetur.

Ndërkohë babai i një prej të plagosurve, ka prekur me postimin e tij pasi gjendja e djalit të tij u përmirësua. Në një mesazh prekës të shkruar në Facebook, Afrim Turkaj, shkruan se djali i tij është zgjuar dhe ka shpëtuar mirë, teksa shpreh ngushëllimet për shokët e të birit që humbën jetën dhe shoferin e mjetit.

I ati i djalit që ka shpëtuar nga ngjarja, citon se i biri u zgjua pa shoqen dhe shokun e tij.

Postimi i babait të djalit që ka shpëtuar:

Sot djali im u zgjua, por pa shoqen e shokët e tij që ishte ulur në autobus me ta. Më pyeti a kanë shpëtuar, u desh ti them se ata jetojnë në parajsë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit