Babai i përfundon në spital, Rudina Dembacaj ka diçka për t'i thënë stafit mjekësor

Babai i përfundon në spital, Rudina Dembacaj…

Moderatorja Rudina Dembacaj ka publikuar disa imazhe ku tregon se babai i saj ka një problem shëndetësor dhe për pasojë ka përfunduar në spital. Nuk dihet nga se vuan, por Dembacaj zbuloi se për të po kujdeset në mënyrë maksimale stafi mjekësor dhe bëri një seri postimesh ku i falenderoi për gjithçka.

“Në përgjithësi, ne nuk i tregojmë momentet e vështira në rrjete sociale. Jo për ti fshehur, por për të mos transmetuar trishtim te ata që na ndjekin! Por ja vlen ta bësh publike, kur ke falenderime të sinqerta për të thënë. Faleminderit mjekë dhe infermierë të QSUT. Faleminderit shëndetësisë së vendit tonë. sinqerisht Rudina Dembacaj. Faleminderit që po kujdeseni kaq shumë për babin tim të shtrenjtë”, shkroi moderatorja, njëkohësisht edhe aktore.

Këtë periudhë, sëmundja që po diskutohet më së shumti është koronavirusi por fotografia e Rudinës tregon se nuk ka një gjë të tillë. Ajo postoi një imazh duke i kapur dorën, ndërkohë që për të infektuarit me Covid-19 nuk lejohet që të kenë pranë familjarët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit