Babai i Pique përzë Shakiran nga Barcelona

Babai i Pique përzë Shakiran nga Barcelona

Shakira po largohet përgjithmonë nga Barcelona, vendi ku u zhvendos për të ndërtuar jetën me futbollistin Gerard Pique. Pas ndarjes nga Pique ajo tashmë po largohet edhe nga vendi ku ndërtoi familjen. 

Largimin ajo e njoftoi përmes një shënimi në Instagram, ku tregoi se do të zhvendosej përfundimisht në Miami me dy djemtë e saj.

Teksa të gjithë menduam se arsyeja e largimit ishte situata e saj me Pique-n, në fakt një faktor që e ka detyruar artisten të zhvendoset qenka babai i ish-futbollistit.

Raportohet se ish-vjehrri e ka larguar Shakiran nga shtëpia, pasi prona kaloi në pronësi të tij kur dyshja i dhanë fund marrëdhënies së tyre.

Joan Pique i dërgoi Shakirës një letër ku i tha se duhej të dilte nga rezidenca deri në fund të prillit ose do të përballej me një gjobë të madhe.

Unë u vendosa në Barcelonë për t’u dhënë fëmijëve të mi stabilitet, gjë që tani po e kërkojmë në një cep tjetër të botës së bashku me familjen, miqtë dhe detin. Sot ne fillojmë një kapitull të ri në kërkim të lumturisë.”

Faleminderit të gjithëve që bën surf me mua në valët e Barcelonës, qyteti në të cilin mësova se miqësia është më e gjatë se dashuria. Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan, më thanë lotët, më frymëzuan dhe më bënë të rritem. Faleminderit të gjithë fansave të mi spanjollë që më dhanë besnikërinë dhe dashurinë e tyre”, shkruante ndër të tjera Shakira në lamtumirën e saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit