“Babai i saj më kërkoi të martohesha me të”, këngëtari rrëfen historinë e çuditshme me fansen

“Babai i saj më kërkoi të martohesha…

Devis Xherahu ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Why Not”, në të cilin rrëfeu shumë detaje në lidhje me karrierën e tij dhe jetën private. Këngëtari i njohur foli për projektin më të ri muzikor “Like” dhe si i ka kaluar ditët e karantinimit.

Ndër të tjera, Xherahu ka rrëfyer një histori sa interesante po aq të çuditshme me një fansen e tij. Këngëtari tregoi se në vitin 2007 një fanse që jetonte në Amerikë ishte fiksuar shumë pas tij, aq sa gjithë dhomën e kishte mbushur me fotot e Devisit.

Ai shtoi se pasi ajo iu afrua në një koncert për ta përqafuar, i ati i saj i kërkoi këngëtarit të martohej me të, sepse vajza në fjalë ishte “marrosur” pas këngëtarit shqiptar.

“Në 2007 shkova në një turne Amerikë-Kanada. Qyteti i parë ishte Las Vegas, siç po këndoja pashë dy motra që ngjisnin shumë. Njëra vetëm qante, e thashë si ka mundësi. Një moment, siç po flisja me orkestrën ajo vjen e më përqafon, u var e gjitha e po qante.

I thashë faleminderit, u ndjeva mirë. Zbres poshtë dhe më thotë i ati, e më thotë është fansja jote më e zjarrtë, më tregoi disa foto, i gjithë muri i shtëpisë me fotot e mia. Ishte greke e lindur në Amerikë. Më thotë i ati, kjo është 18 vjeç por edhe të të them të të bëj dhëndër, aman merre se kjo vetëm për ty flet. Ishte një rast që më ka ngelur në kujtesë”, ka treguar Devisi.

Kujtojmë se Xherahu është i lidhur prej më shumë se 7 vitesh me ish-Miss Shqipëria, Ertemiona Mejdanin, por ata ende nuk e kanë zyrtarizuar me martesë marrëdhënien e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit