Babai i Sara Gjordenit reagon për akuzat: E ka mësuar e ëma, të pavërteta

Babai i Sara Gjordenit reagon për akuzat:…

Artur Gjordeni babai i ish-konkurrentes së Big Borther VIP Albania Sara Gjordeni, ka dhënë këtë të premte një intervistë ekskluzive për TVA News, ku ka reaguar lidhur me akuzat e hedhura nga vajza e tij në studio televizive.

Sara e cila u eleminua nga realityshow për një konflikt që kishte me Françeska Muratin, ka deklaruar më parë se babai i saj e ka keqtrajtuar, duke e braktisur, dhunuar nënën, djegur shtëpunë dhe përndjekur në rrjetet sociale. Madje sipas Sarës, Arturi ka tentuar dhe ta helojë njëherë kur i ka dhënë diçka për të ngrënë.

Pas të gjitha këtyre babai i saj tregoi ekzluzivisht se të gjitha deklaratat janë të pavërteta. Ai shton se ka qenë mamaja e saj që e ka mësuar të reagojë në atë mënyrë. Arturi më tej thotë se ndarja nga mamaja e Sarës ka ardhur pasi e ka kapur duke e tradhëtuar, teksa nxjerr nga portofoli një foto të së bijës në moshën 4-vjeçare për të cilën pretendon se e ka shkrepur vetë.

“Jam Artur Gjordeni, jam babai i Sara Gjordenin po e jap këtë intervistë se nuk e prisja këtë nga vajza ime. Më ka akuzuar se kam djegur shtëpinë dhe e kam nxjerrë nga shtëpia. Mbasi lindi Sara kemi vajtur me shtëpi më Kuçovë në shtëpinë e një kushëriri. Me vonë ai më lajmëroi se donte t’ja lëshoja shtëpinë. Erdhi tezja e Sarës dhe na la ajo shtëpinë e saj. Unë kam qenë punonjës Policie dhe po ti kisha bërë këto gjëra do më kishin marrë policia direkt. Çfarë shtëpie kam djegur dhe kur e kam lënë jashtë me të ëmën? Unë jam rritur jetim, Sara ka lindur në fshat këtu ka qenë tre muajshe. Mbas katër muajsh kemi vajtur në Kuçovë. Kurse Sara e përgënjeshtron që thotë babain nuk e njoh. Unë e mbaj në portofol vajzën, me këtë foto u prezantua në Big Brother. Ajo flet kështu se e ka mësuar e ëma”, tregon ai.

Shiko intervistën KËTU!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit