Babai i Sarës: E bëra miss me firmën time, as faleminderit nuk tha

Babai i Sarës: E bëra miss me…

Babai i Sara Gjordenit Arturi dha këtë të premte një intervistë ekskluzive për TVA NEËS, ku foli për akuzat e vajzës së tij pas dajles nga Big Brother VIP.

Ndër të tjera Arturi thotë se në momentin e divorcit me nënën e Sarës, gjykata kishte vendosur që ajo do të takohej me babain çdo ditë të fillimit dhe fundit të muajit dhe përgjatë muajit korrik do të bashkëjetonin. Por sipas tij kjo gjë nuk është respektuar asnjëherë nga ish-bashkëshortja dhe vjehrri.

Në momentin që Sara ka konkuruar për miss, babai i saj tregon se duhej firma e tij të cilën ia ka dhënë pasi ia kishte kërkuar e ëma. Por për këtë nuk kishte marrë asnjë falenderim nga e bija.

Sa i përket raportit të Sarës me të ëmën, babai nuk ka pranuar të flaës duke thënë se deklaratat e të bijës janë të nxitura nga mamaja e saj.

“Ajo mori gjithë ato lekë kur doli Miss Globe, po thuaj o baba faleminderit, kaq nuk thonte dot për kulturë?! Ajo është fëmija im, unë nuk e shaj. Po me këto që ka thënë, o t’i përgjigjem këtyre gjërave, ose unë do ta ndjek penalisht!

Gjykata vendosi që çdo ditë të parë dhe të fundit të muajit, Sara kishte takim me mua. Ndërsa në muajin Korrik duhet të bashkëjetonte me mua. Kam vajtur e kam kërkuar, më dilte gjithmonë vjerri, çupën nuk ta jap tha se e kam timen. I thashë: Po ti me kë e ke vajzën time, me vajzën tende? Të rrojë dhe e paç me jetë të gjatë!

Kam vajtur ta takoja vajzën te shkolla dhe nuk ma kanë dhënë. Vjen ish-gruaja ime nga Greqia dhe hap fjalë: Më kanë terrorizuar vajzën.

Kur ishte 17-vjeçe Sara, konkurronte për miss globe po pa firmën e dy prindërve ajo nuk konkurronte dot. Më kanë ardhur më janë lutur te dera, aman jepja firmën. Kisha mamin gjallë dhe më tha jepja se vajza jote është. E mori missin nga firma ime, tani unë pres çdo gjë nga ajo që doli nga Big Brother!

Për raportin me të ëmën nuk të flas dot, po përderisa ka nxjerrë vrer për mua, i ka mësimet e asaj të gjitha”, thotë Arturi.

Shiko intervistën KËTU!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit