Babai i Stiven Toshkesit kishte fituar llotarinë, do të nisej drejt SHBA shumë shpejt

Babai i Stiven Toshkesit kishte fituar llotarinë,…

Detaje të reja dalin në dritë nga jeta e Stiven Toshkesit, të riut që iu mor jeta në mënyrë makabre në Tiranë nga një bashkëmoshtar. 20-vjeçari do të emigronte bashkë me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi i ati i kishte fituar lotarinë. Ky i fundit do të nisej brenda këtyre ditëve drejt Amerikës ku dhe më pas do të merrte të gjithë anëtarët e familjes.

Dy të rinjtë 18-vjeçarë, përkatësisht Enzi Maze dhe Axel Hoxhaj i kishin zënë pritë Stiven Toshkesit në momentin kur ai po kthehej nga puna për në banesë dhe e kanë goditur menjëherë disa herë me thikë pas shpine, duke i shkaktuar kështu plagë të rënda. I riu 19-vjeçar, u transportua menjëherë për në spital. Fatkeqëisht, nuk arriti dot t’u mbijetonte plagëve të marra.

Kujtojmë që më herët, autori i kësaj ngjarje të rëndë ka treguar se konfliktin e ka provokuar 20-vjeçari. Autori mohon kategorikisht të ketë ngacmuar të dashurën e tij.
Komunikimi i këtij të fundit me të dashurën e Stiven Toshkesit ishte i pashmangshëm pasi ata ishin në një klasë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit