Babai i tre fëmijëve, ja kush është shqiptari që u dogj në fabrikën e kanabisit /VIDEO-FOTO

Babai i tre fëmijëve, ja kush është…

Margarit Xhindi është shqiptari që humbi jetën pasi një zjarr përfshiu një “fabrikë kanabisi” në Britani, raporton BBC.

Xhindi, sipas transmetuesit publik britanik, humbi jetën në spital një ditë pas flakëve të 4 qershorit në një ndërtesë në qytezën Dudley.

43-vjeçari u nxor nga godina bashkë me një tjetër person, për të cilin u raportua nga mediat lokale se ashtu po ishte i kombësisë shqiptare. Ky i fundit, një 20 vjeçar, arriti të mbijetojë pas dërgimit në spital.

Nuk kishte të njëjtin fat 43-vjeçari, familja e të cilit e përshkruan si “babain e mrekullueshëm të tre fëmijëve”.

“Ai ka punuar shumë në jetën e tij për të mbajtur familjen”, thuhet në një deklaratë të familjarëve, “Margariti ka prekur zemrat e të gjithëve që e njohën dhe ne jemi shkatërruar nga lajmi i trishtuar”.

Policia lokale tha se besonte që të dy burrat ishin trafikuar në Britaninë e Madhe dhe “po mbaheshin kundër vullnetit të tyre”, në fabrikën e kanabisit.

Godina ishte bllokuar kur shpërtheu zjarri, tha policia, që do të thotë se burrat nuk kishin asnjë mënyrë për ti shpëtuar flakëve.

Inspektori Jim Mahon tha: “Vdekja e Z. Xhindi është thjesht tragjike. Ne jemi duke punuar me kolegë nga shërbimi zjarrfikës për të zbuluar shkakun e zjarrit”.

“Ne jemi gjithashtu në procesin e kryerjes së një ekzaminimi të hollësishëm mjekoligjor të vendit të ngjarjes për të provuar dhe identifikuar se kush ishte i përfshirë trafikun e kanabisit”, shtoi.

/Boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit