Babai i viktimës 28-vjeçare në Greqi: Do ta marr vajzën në kuti, të copëtuar

Babai i viktimës 28-vjeçare në Greqi: Do…

Deklarata e një babai në Greqi na ka shokuar. Vajza e tij 28-vjeçare është zhdukur pas përplasjes së dy trenave në afërsi të Larisës. Babai i saj ka deklaruar për se ka humbur çdo shpresë për gjetjen e të bijës dhe thjesht po pret ta marrë atë në një kuti të copëtuar. Ai tregoi se ka dhënë analizat e ADN-së dhe nga momenti në moment pret që të lajmërohet nga autoritet, nëse vajza e tij ndodhet mes trupave të karbonizuar.

S’ka asnjë përditësim, jemi në pritje. Kam hequr dorë nga shpresa për ta gjetur të gjallë. Ne dhamë mostra të ADN-së dhe tani presim të na thërrasë policia. Nuk ja uroj as armikut tim më të keq këtë ndjesi”,  u shpreh i ati i 28-vjeçares së ndjerë.

Autoritet tregojnë se  ka nisur procesi i identifikimit të viktimave, të cilat po i nënshtrohen procesit të verifikimit të ADN-së.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit