Babai iu vrau nënën, fëmijët do të mësojnë lajmin tragjik nga daja

Babai iu vrau nënën, fëmijët do të…

Dy djemtë e Elonës, gruas e cila u vra nga burri i saj me të cilin kishte dhe fëmijët, janë në gjendje të rënduar psikologjike pasi u mungon e ëma, ndërsa janë marrë nga daja i tyre, pra vëllai i Elonës. Kujtojmë se e ndjera, u nda nga jeta, pasi burri i saj Festim, e mbyti me duar për shkaqe xhelozie dhe pas një debati të fortë mes çiftit. Çifti ishin prindër të dy fëmijëve, dy djem, 8 dhe 10 vjeç, ndërsa tani pas krimit, të miturit do të përballen me lajmin tragjik. Bëhet e ditur se daja i tyre, bashkë me psikologen e bashkisë do të informojnë fëmijët për vdekjen e nënës së tyre. Ajo që të prek më shumë në të gjithë këtë ngjarje është fakti se pak para se Festimi të vriste Elonën, djali i tyre 10 vjeç u kishte bërë dhe një foto ku çifti dukej i lumtur.

. Ndërkohë vëllai i viktimës 36-vjeçare, Elonës, ka thënë se çifti i bashkëshortëve nuk kishin probleme.

Vëllai i viktimës:

Kanë 10 vite të martuar. Ishin të qetë. Nuk kanë pasur probleme, shkonin në punë bashkë. Ne shkuam dje me motrën në kafe në orën 08:00-08:30. Më pas ajo u largua për në shtëpi për të gatuar për fëmijët. Ata ishin në dhomën ngjitur dhe nuk kuptonin asgjë. Ne i kemi marrë dhe i kemi sjellë në shtëpinë time.

Fqinjët e çiftit janë të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë, teksa shprehen se në tre vite që ata kishin jetuar në këtë zonë nuk kishin shfaqur probleme.

Fqinjët e çiftit:

Çifti jeton në zonë që prej tre vitesh. Ata merreshin të dy me bujqësi. Nuk kishin shumë raporte me banorët e tjerë të fshatit. Se çfarë ka ndodhur askush nuk e di.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit