Babai ndëshkon djalin 11-vjeçar dhe e detyron të luajë videolojëra për 17 orë

Babai ndëshkon djalin 11-vjeçar dhe e detyron…

Një baba vendosi të ndëshkojë djalin e tij 11-vjeçar të luante videolojëra për 17 orë, duke e lënë edhe pa gjumë, pasi e kapi atë duke luajtur në smartfonin e tij. Djali, nga Shenzhen, Provinca Guangdong, Kinë u detyrua të luante video lojëra për 17 orë derisa volli, pasi babai i tij e gjeti duke luajtur në orën 1 të mëngjesit.

Para se të shkonte në shtrat djali shkroi një shënim duke premtuar se nuk do të luante para.

Por babai im e mori vesh. Pastaj im atë më ndëshkoi. Un iu ktheva më lër të luaj, mjaft. Luaj deri në të vjella ma ktheu. Nga ora 1 e mëngjesit deri në 6 pasdite. Sapo luajta për 17 orë”, tha djali. 

Babai i tij e filmoi ndëshkimin dhe e ndau atë në TikTok duke thënë se ai e anuloi dënimin kur ‘djali i tij shpërtheu në lot dhe ra dakord për një pakt të ri që i kufizonte kohën e lojës’.

Ai gjithashtu pohoi se dënimi ishte një ‘zgjidhje e fundit’ dhe këshilloi prindërit e tjerë në internet të mos e bënin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit