
Rastet e dhunës dhe përdhunimit në familje janë një fenomen që po shtohen dita ditës, ndonëse janë akte të turpshme për shoqërinë. Një ngjarje e tillë, tejet e rëndë ka ndodhur në Ferizaj. Konkretisht, akti i turpshëm është regjistruar më 14 nëntor të këtij viti.
Sipas mediave në Kosovë, një një e mitur nga Shqipëria ka raportuar në polici se është sulmuar seksualisht nga babai i saj. Ky i fundit shtetas i Republikës së Shqipërisë, është në arrati. Policia po heton rastin, teksa pritet vënia para drejtësisë të autorit të dyshuar. Në shoqërinë shqiptare, fenomeni i dhunës dhe abuzimit seksual është një plagëqë zgjidhje të vetme duhet të ketë ashpërsimin e ligjit për autorët këtyre veprave.
“Ferizaj 14.11.2023, 13:30. Viktima femër shtetase e Shqipërisë e mitur ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga babai i saj i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.