Babai në Serbi abuzon me vajzën 13-vjeçare dhe i shet fotot në internet

Babai në Serbi abuzon me vajzën 13-vjeçare…

Një baba 45-vjeçar në Serbi, konkretisht  nga Novi Pazari, prej vitesh abuzonte seksualisht me vajzën e tij tashmë 13-vjeçare. Ai u zbulua pasi policia arrestoi disa pedofilë në operacionin “Armageddon” në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. Policia gjeti foto dhe video të tmerrshme në kompjuterët dhe telefonin e të arrestuarit që shfrytëzonte vajzën. Këto foto video intime të vajzës së tij, babai në Serbi i shiste.

Policia ka kontrolluar kompjuterët dhe ka përcaktuar IP-adresat nga të cilat janë dërguar fotot dhe videot e pedofilëve dhe kështu është konstatuar se disa nga fotografitë janë dërguar nga Serbia. Fotot e tmerrshme tregojnë abuzimin e tmerrshëm të një vajze të vogël që i bën seks oral një të moshuari. Nga hetimet u konstatua se këto ishin regjistrime të bëra nga babai dhe se ai prej vitesh abuzonte seksualisht.

Ai kishte fimuar marrëdhëniet e tij seksuale me vajzën e tij në disa raste dhe më pas i ka shpërndarë fotot dhe videot në rrjetet sociale duke i shitur për vetëm 10 dollarë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit