Babai qëlloi për vdekje djalin, dalin detaje të reja nga vrasja e Albert Krasniqit

Babai qëlloi për vdekje djalin, dalin detaje…

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e djeshme ku Albert Krasniqi u qëllua për vdekje nga i ati i tij Skënderi. Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur një revole, një karikator, tre fishek, një gëzhojë dhe një predhë. Trupi i të ndjerit është dërguar në morg për autopsi, teksa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim.

Njoftimi i policisë:

“Prishtinë 27.01.2021 – 17:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën vrasje e rëndë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, prokurori i shtetit, njësia e mjekësisë ligjore dhe ekipi i urgjencës i cili e ka konfirmuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes gjithashtu janë gjetur dhe konfiskuar: një revole, një karikator, tre fishek, një gëzhojë dhe një predhë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, – thuhet në njoftim.

Në orën 17:00, pasditen e djeshme, Skënder Krasniqi telefonoi policinë për tu dorëzuar dhe u tha se kishte vrarë të birin. Familja Krasniqi njihet si një prej familjeve më të pasura në Kosovë dhe biznesmenë të fuqishëm në fushën e ndërtimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit