Babai rrahu fëmijet dhe i futi në bodrum, banorët rrëfejne ngjarjen

Babai rrahu fëmijet dhe i futi në…

Në Vitomiricë të Pejës, për dy ditë rresht pa ngrënë e pa pirë janë ngujuar katër fëmijë në bodrumin e shtëpisë së tyre.

Këtë veprim e bëri babai i fëmijëve. R,Z, gjithashtu ka ushtruar edhe dhunë ndaj vajzës së tij të madhe.

Lidhur me këtë ngjarje, policinë e kishte lajmruar Gjyshi i shtëpisë. E Policia ka arrestuar të dyshuarin R.Z.

R. Z nga Vitomirica e Pejës ushtron dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, ka probleme me shëndetin mendor.

 

Brenda një shtëpie në fshatin Vitomiricë të Pejës, për dy ditë të ngujuar kanë qëndruar katër fëmijë.

Ata u ngujuan aty, nga babai i tyre i cili ka probleme me shëndetin mendor.

Vajza e tij 15 vjeçare thotë se ai i ka mbajtur ata të mbyllur dhe pa ushqim.

Pos kësaj, i njëjti ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj vajzës së madhe, ndërsa gjurmët e kësaj dhune janë evidente.

E mitura e cila jeton me dy motrat me të vogla dhe vëllain e saj, thotë se ka marrë trajtim mjekësor.

Bashkë në të njëjtën shtëpi me ta, një kat më lartë jeton edhe babai e nëna e 55 vjeçarit.

Gjyshi i fëmijëve thotë se ai ka njoftuar policinë për dhunën që djali ushtronte ndaj mbesës.

Ai thotë se për shkak të shëndetit të dobët, nuk ka fuqi ta pengojë vetë atë.

Pas këtij lajmërimi policia e Kosovës ka ardhur në shtëpi dhe ka arrestuar R. Z që ushtronte dhunë në familje.

Rastin po e trajton Prokuroria Themelore në Pejë.

Prokurori i rastit ka caktuar masën e ndalimit për të dyshuarin.

Paraprakisht, babai i 4 fëmijëve është dërguar në Qendrën e Shëndetit Mendor, ku ka kryer kontrollë mjekësore.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit