Babë e bir bien në lumin Fan me makinë

Babë e bir bien në lumin Fan…

Një aksident automobilistik është regjistruar pak pas mesditës së kësaj të enjteje, në fshatin Hadroj në Pukë ku një automjet ka rënë në ujërat e lumit Fan.

Automjeti drejtohej nga shtetasi me inicialet Z. N., 60-vjeç, teksa pasagjer ishte dhe djali i tij 24-vjeçar me inicialet N. N. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë lagështira e krijuar në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.

Fatmirësisht babë e bir janë nxjerrë nga ujërat e lumit dhe po marrin trajtim shëndetësor në spitalin e Pukës, ku ndodhjen jashtë rrezikut për jetën. Lidhur me rastin konkret, grupi hetimor ka nisur punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Infrastruktura e dobët rrugore, mungesa e sinjalistikës së posaçme dhe ngarja me shpejtësi e automjeteve, bëhen shpesh shkaktarë për aksidente në ditë me shi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit