Babë e bir ekzekutuan biznesmenin në Laç, zbulohet e shkuara e errët e fisit Likaj

Babë e bir ekzekutuan biznesmenin në Laç,…

Pas ngjarjes në Laç, policia ka identifikuar dy autorët që vranë me 7 plumba biznesmenin, Rakip Ruli. Mësohet se pas ngjarjes, ‘blutë’ kanë shpallur në kërkim Skënder Likajn dhe djalin e tij. Likaj është një emër i njohur për policinë, pasi ka një lidhje shumë të ngushtë me personazhe të njohura të krimit të organizuar. Bëhet e ditur se Skënder Likaj është xhaxhai i Ilir Likaj Xhepajt, i arrestuar për vrasjen e biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Dyshohet se Xhepaj bashkë me Eduart Lamajn në datë 30 maj ekzekutuar dy biznesmenët, teksa u kapën në Tiranë. Autori i vrasjes së biznesmenit të Laçit, është vëllai i Myslim Likës, i cili ka qenë i dënuar me 25 vite burg për atentatin ndaj dy personave në muajin prill të vitin 2000, teksa u plagos në Mamurras në janar të këtij viti. Ndërkohë pas vrasjes së biznesmenëve, Skënder Likaj u kërcënua me 8 plumba në banesë, por pas konstatimit Likaj denoncoi rastin në polici. Dyshohet se ngjarja e sotme ku mbeti i vdekur biznesmeni Rakip Roli, të ketë ndodhur për shkak të konflikteve që kanë pasur djemtë e Rakip Rolit me pjesëtare të fisit Likaj. Vlen të theksohet se djemtë e të ndjerit, Roli akuzohen si trafikantë droge.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit