Pas përplasjes me makinë babë e bir grushtojnë 32-vjeçarin për spital, policia bën sehir

Pas përplasjes me makinë babë e bir…

Tirana, qyteti në të cilin çdo gjë zgjidhet me përleshje, sende të ftohta apo armë e kthyen vendin të pasigurt për shumë qytetarë.

Një aksident i ndodhur pasditen e kësaj të marte ka çuar në spital në gjendje të rëndë një 32-vjeçar.

Mësohet se pas një përplasje me makinë mes tyre, ku nuk ka pasur pasoja në njerëz por vetëm dëme materiale i riu është grushtuar një babë e bir të cilët ndodhedhin në makinën tjetër.

Ata nuk kanë njoftuar policinë, por kanë zgjedhur rrugën e dhunës. Si pasojë e konfliktit shtetasi A. R., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore. Policia, ndërkohë nuk ka shoqëruar asnjë nga të dy dhunuesit duke e konsideruar këtë përleshje si diçka normale.

Dhuna është një fenomen shumë i pranishëm në ditët e sotme në vendin tonë.
Shumë të rinj po përdorin në rrugët e qytetit, në lokale apo ambjente të tjera dhunë ndaj njëri tjetrit apo edhe ndaj bashkëjetuesve të tyre, ndërkohë që policia nuk ndërmerr apo nuk paralajmëron këto fatkeqësi.

Ditën e sotme një 20 Vjeçar humbi jetën pasi u godit nga dy 18 vjeçar me thika ku nuk mundi ti mbijetonte dot plagëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit