Babë e bir nga Tirana vidhnin makina dhe i shesin për pjesë këmbimi, arrestohen

Babë e bir nga Tirana vidhnin makina…

Dy persona babë e bir me banim në Tiranë kanë përfunduar në pragnat e Policisë, të akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së automjeteve.

Mersin Shkalla 63-vjeç dhe djali i tij Juljan Shkalla 33-vjeç, janë arrestuar si të dyshuar për vjedhjen e 5 automjeteve dhe target e dy makinave të tjera, ngjarje të kryera në Kavajë e Shijak. Qytetarë të shumtë kanë bërë denoncime për vjedhjen e makinave të tyre, të cilat këta shtetas rezulton se i çmontonin në servisin e tyre dhe i tregtonin për pjesë këmbimi.

Babë e bir akuzohen për vjdhjen e dy automjeteve tip “Range Rover” dhe “Mercedez Benz” në Kavajë në datën 22 shkurt 2024. Automjeti tip “Benz” është gjetur në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë në datën 25 shkurt, tre ditë pas vjedhjes.

Në datën 17 shkurt 2024, këta shtetas kanë vjedhur në një pikë për shitjen e automjeteve në Shijak dy automjetet të tjera tip “Audi A5” dhe “Volksvagen”, si dhe target e dy makinave të tjera.

Nga ana tjetër në 17 gusht 2023, po në Kavajë kanë vjedhur një automjet “Range Rover”.

Policia ka ushtruar kontroll në servisin e këtyre shtetasve në fshatin Priskë, ku kanë gjetur pjesët e automjetiti “Range Rover” të vjedhur 22 shkurt 2024, në Kavajë, dhe pjesë të një automjeti tjetër të denoncuar të vjedhur, në Rinas.

Tashmë materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit