Babë e bir u plagosën me thikë nga grabitësit e hashashit, njëri prej tyre në luftë me jetën

Babë e bir u plagosën me thikë…

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar në Vlorë ku mbetën të plagosur babë e bir dhe kjo pas përplasjes me thikë me hajdutët që kishin shkuar në stan e tij për t’u vjedhur hashashin. Sipas “FaxNews” të plagosur kanë mbetur shtetasit Fatjon Dautaj dhe Vilson Dautaj. Ky i fundit 60-vjeç është në reanimacion për shkak të 3 plagëve që ka marrë me thikë.

Vilson Dautaj ka marrë një plagë në bark, dhe dy të tjera në trup, dhe për shkak të gjakderdhjes së madhe ndodhet në gjendje më të rënduar shëndetësore. Në afërsi të banesës dhe stanit të tyre janë gjetur dhe 180 bimë kanabis sativa, që dyshohet se ka qenë dhe objektivi i grabitësve.

Ndërkohë dyshohet se të lënduar ka edhe në mesin e personave që kishin shkuar për të grabitur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit