Babëzi e shfrenuar/ 'Mister 20%' Erion Veliaj nuk i ndahet 'lekut', 470 milionë për kabina dezinfektimi

Babëzi e shfrenuar/ ‘Mister 20%’ Erion Veliaj…

Duket se Erion Veliaj është një lali Lek i vërtetë. Nuk ndalet para asgjëje vetëm për të gllabëruar lekë. Madje as “flirtimet” me mafian italiane duket se nuk e shqetësojnë, mjafton të fusë lekët tek xhepi. Nje ilustrim i mirë i sa më sipër, është edhe tenderi më i fundit që institucionet në varësi direkte të Bashkisë Tiranë kanë hapur.

Bëhet fjalë për nje procedurë prokurimi të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve Publike Tiranë që mban numrin e referencës REF-81917-12-11-2020 dhe ka për objekt “Blerje kabina dezinfektimi”. Shikohet se në tender ka marrë pjesë vetëm një kompani, e cila natyrisht është shpallur edhe fituese.

Bëhet fjalë për firmën FROZZER, në pronësi të Pëllumb Gjoka dhe Gentjan Haka. Kjo firmë ka fituar me vlerën 38,800,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 470 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nëse krahasojmë këtë vlerë më vlerën e fondit limit, shohim se diferenca është thuajse qesharake, pasi vlera fituese është sa 97% e fondit limit. Epo, i gëzofsh lekët e rradhë, lali Leku!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit