Babai i 23 vjeçares që u vra nga ish burri: Shqiptarët i shohin gratë dhe vajzat si pronë

Babai i 23 vjeçares që u vra…

Babi i 23 vjeçares që humbi jetën në mënyrë makabër pasi u vra nga ish bashkëshorti i saj, ka folur sërish të martën për mediat. Ai ka dhënë një mesazh të fortë për të gjithë ata burra dhe baballarë që i shohin vajzat dhe gratë si pronë të tyren dhe mendojnë se mund të bëjnë çfarë të duan me to. “Shqiptarët i shohin gratë dhe vajzat si pronë”, është shprehur i ati i së ndjerës Sabrina Metaj.

Mes të tjerash ai i ka bërë thirrje Prokurorisë dhe Gjykatës që të ushtrojnë kontrolle në banesë. Sipas tij,  familjarët e ish-dhëndrit Elton Metaj, autori i vrasjes së vajzës, kanë hedhur akuza se ai ka gjetur armën në shtëpinë e tij. Ai e mohon këtë dhe prandaj thotë se Prokuroria duhet të bëjë kontrolle për ta vërtetuar.

Në datën 15 është thirrur një protestë në Tiranë, e cila kërkon të vendoset drejtësi për vrasjen e Sabrinës, vrasje e cila është konsideruar e paralajmëruar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit