"Babi jam te Arena"/ Ensi Maze: Nuk kam parë çfarë bëri Axeli me Stiven

“Babi jam te Arena”/ Ensi Maze: Nuk…

Ensi Manze është lënë sot në burg për vrasjen e Stiven Toshkesit.  I riu, i sapo kthyer nga Hollanda, aty ku studionte akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Stiven Toshkesit. Gjatë dëshmisë së tij, 18-vjeçari ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen, se ishte gjendur aty rastësisht.

Më tutje ai ka treguar se nuk ka parë cafrë po bënte shoku i tij me viktimën, nuk ka parë as momentin kur e qëlloi . “Jam vetëdorëzuar pas ngjarjes dhe kam dhënë shpjegime të detajuara. Nuk kam parë veprimet që ka kryer Axeli me viktimën. Studioj në Holandë për menaxhim biznesi”, është shprehur Ensi Maze.

Ndërkohë , avokati ka kërkuar lirimin e tij, duke deklaruar se Ensi nuk ishte në dijeni të konfliktit mes dy personave. Pas dhënies së masës së sigurisë, avokati Tonin Prendi tha se Ensi nuk ka bërë asnjë veprime ndaj viktimës. Po ashtu, Prendi tregoi se klienti i tij telefonoi të atin e tij për t’i treguar se ndodhet në zonën e ‘Arenës’ në Tiranë dhe u vetëdorëzua.

“Ensi nuk ka bërë asgjë. Siç shihet edhe në pamje ai largohet. Maze u përpoq që të shuante konfliktin, ai nuk ka parë asnjë lloj hanxhari, nuk është konfliktuar. Axeli nuk e ka informuar. Nuk ka pasur asnjë lloj dijenie. Familjarët e tij janë të lehtësuar, pasi ai nuk ka bërë asnjë veprim të dhunshëm ndaj pasagjerit. 

E keni vënë re që Maze nuk ka bërë asnjë veprim të dhunshëm. E keni parë, pasagjeri i ka gjuajtur me grushte. Ai ka komunikuar me të atin dhe i ka thënë se jam në stadiumin Arena. Vajza thotë se nuk ka pasur asnjë konflikt me Ensi Mazen.”

Kujtojmë se 20-vjeçari, Stiven Toshkesi u vra më 18 Prill në orën 00:35 në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”. Toshkesi u qëllua me thikë pas sherrit për të dashurën dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit