
Policia italiane ka zbardhur më shumë detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Itali, ku një burrë shqiptar vrau me thikë gruan e tij. Viktima është gruaja që po shikoni në foto. 56-vjeçarja shqiptare Zenepe Uruç u vra një ditë më parë nga bashkëshorti i saj në Itali, për shkaqe xhelozie
Mësohet se 56-vjeçarja ka tentuar t’i kërkojë ndihmë djalit të saj para se të qëllohej Xhafer Uruçi, 62 vjeç.
“Babi po më vret”, mësohet t’i ketë thënë ajo djalit të saj, i cili ka lajmëruar policinë. Por për fat të keq kur mbërriti policia ishte shumë vonë, Xhaferi kishte masakruar me thikë të shoqen.
Vdekja, ndodhi në kulmin e një mosmarrëveshjeje me bashkëshortin e saj gjatë së cilës gruaja është goditur disa herë dhe si pasojë ka gjetur vdekjen. Bashkëshorti i gruas është shoqëruar në Komisariatin e Policisë. Ndërkohë, mësohet se gruaja punonte në një dyqan peshku, ndërsa burri ishte i pa punë dhe prej kohësh ata kishin debate mes tyre.