Babrru| Mbesa gjen 59-vjeçarin të vdekur në shtëpi

Babrru| Mbesa gjen 59-vjeçarin të vdekur në…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Babrru të Tiranës teksa është gjetur i pajetë trupi i 59 vjeçarit Sh.Z i cili jetonte i vetëm në shtëpi. Trupi i pajetë është konstatuar nga mbesa e tij e cila ka denoncuar rastin në policinë e Tiranës.

Njoftimi i Plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.01.2022, rreth orës 13:45, në Babrru, në banesë, është gjetur nga mbesa e tij, pa shenja jete shtetasi Sh. Z., 59 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit