Babuinët sulmojnë grupin e alpinistëve dhe plagosin tre prej tyre

Babuinët sulmojnë grupin e alpinistëve dhe plagosin…

Një tufë babunësh kanë sulmuar një grup alpinistësh, të cilët po ecnin në malet Banhoek, Afrika e Jugut. Rajoni malor është në Stellenbosch, rreth 30 milje në lindje të Cape Town dhe është i rrethuar nga vreshta dhe rezerva natyrore.

Sipas autoriteteve lokale, tufa sapo kishte arritur në majë të një shkëmbi dhe panë alpinistët poshtë në tokë. Me t’i parë babuinët filluan t’i sulmonin me gurë. Babuinët rrëzuan një gur gjigat, që duke rënë në tokë u shpërbë në disa copa që kapën këmbët e tre alpinistëve, duke i lënë të plagosur. 

Një nga alpinistët e grupit 7-anëtarësh bëri thirrje urgjence SOS dhe helikopteri i Shërbimit Air Mercy u mobilizua me një ekip shpëtimi në bord. Me babuinët jashtë vendit, mjekët ndihmës ndoqën vendin e ngjarjes dhe evakuuan viktimat me sulmit, që fatmirësisht kishin marrë lëndime të lehta. 

Johann Marais, një zëdhënës i ekipit të kërkimit dhe shpëtimit në shkretëtirë, tha: “Ne përgëzojmë dy alpinistët e padëmtuar që qëndruan të qetë dhe bënë një punë fantastike duke u kujdesur për të prekurit dhe u urojmë shërim të shpejtë.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit