Badigardi i Ballukut tenton të dhunojë gazetarin në Bulqizë, Doçi: Më pyetën me kë parti jam

Badigardi i Ballukut tenton të dhunojë gazetarin…

Gazetari Enver Doçi është gjendur nën një presion psikologjik dhe një dhune verbale nga badigardi i Belinda Ballukut. Zv.kryeministrja ka qenë duke zhvilluar një takim elektral në Bulqizë dhe gazetari ka kërkuar të jetë i pranishëm. Duke ditur se propaganda e Ballukut mund të prishet nga raportimi i gazetarit, badigardi i saj është kujdesur që në takim të jenë vetëm militantët e majtë.

U futa brenda nuk kisha as kamera dhe pasi shoqëruesi i Ballukut më doli para dhe më bllokoi rrugën. Më tha “Kush je? Ku shkon? Me kë parti je?”. I thashë që vota është e fshehtë. Unë do futesha brenda si banor. Turpëroja, pasi i thashë që do futem brenda më tha kush je, i tregova emrin dhe i thashë që jam banor i qarkut Dibër. Në atë moment kam ndezur celularin dhe kam regjistruar bisedën që bëra. Ai nuk fliste por bënte gjeste me duar. Ai është i shëndoshë, i veshur me rroba të zeza. Ai tentoi të më qëllonte, unë nuk isha si gazetar, por si qytetar i thjeshtë.”, tha Doçi.

Socialistët po përpiqen me çdo formë t’u bëjnë presion njerëzve për të mbajtur pushtetin e tyre. Belinda Balluku si e dërguar e qarkut të Dibrës po ndjek të njëjtën rrugë si lideri i saj i partisë, apo edhe si Veliaj, të cilët nuk lënë asgjë pa planifikuar dhe kërkojnë që propaganda e tyre të jetë 100% e arrirë, vetëm e vetëm për t’i shpëlarë trurin njerëzve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit