Bakteri mishngrënës i hëngri gjysmën e barkut, gruaja shpëton mrekullisht

Bakteri mishngrënës i hëngri gjysmën e barkut,…

Një gruaje iu tha se i kishin mbetur vetëm disa orë jetë, pasi ajo u infektua me “sepsë” dhe sepse brenda trupit iu identifikua një bakter që hante mish në barkun e saj. Amy Hiner, 40 vjeç, kishte lindur fëmijën e saj të dytë me prerje cezariane, por në ditët pas lindjes, filloi të vuante nga temperatura e lartë dhe kishte dhimbje barku.

Mjekët zbuluan se nëna kishte një infeksion Strep A të shkaktuar nga ‘produktet e mbajtura’ në barkun e saj pas prerjes cezariane. “Produktet e mbajtura” zakonisht i referohen indeve placentare, që nuk janë hequr nga mitra pas lindjes ose një aborti.

Strep A ishte zhvilluar në sepsë, dhe më pas në bakterin që hante mish, i njohur si fasciiti nekrotik, raporton ladbible.

Edhe pse ajo u fut në operacion për t’i hequr ‘produktet e mbetura’ dhe për të hequr mishin e infektuar, gjendja e saj vazhdonte të përkeqësohej. Nëna e dy fëmijëve tha se ndjente sikur në bark kishte piranja dhe njolla të zeza vazhdonin t’i shfaqeshin në lëkurë.

Dhimbja ishte aq torturuese, sikur dikush të derdh acid në një plagë të hapur. Edhe morfina nuk mi qetësonte dhimbjet. Nuk mendoja se mund të vazhdoja. E gjithë jeta ime më kaloi para syve. Unë shikoja fëmijën tim dhe mendoja se ajo mund të mos më kujtonte kurrë”, tha 40-vjeçarja. 

Duke i dhënë vetëm disa orë jetë, Amy-t iu desh të futej në operacion urgjentisht dhe kirurgët filluan t’i prisnin disa centimetra nga barku deri te zona e bikinit. Fatmirësisht, operacioni ishte një sukses total, por Amy mbeti me shumë trauma pas gjithë vuajtjeve. 

Ishte e tmerrshme dhe nuk mund të mbaja dot as fëmijën tim. Isha shumë e këputur. M’u desh gjithë energjia vetëm për të marrë frymë. Më duhej të mësoja të ecja përsëri. Kur u fillova të ecja në këmbë më dukej sikur këmbët e mia duhej të mbanin përsipër një kamion. Nuk mendoja se do të mund të bëja më asgjë. Është shumë e rrallë t’i mbijetosh bakterit vdekjeprurës dhe më e rrallë të kem ende të gjitha gjymtyrët e mia, kështu që sërish jam shumë me fat”, tha ajo. 

U desh pothuajse një vit i plotë që plaga e barkut të Amy-t të shërohej. Kur Amy u shërua plotësisht vendosi të ndiqte ëndrrën e saj për të shitur akullore. Ajo i bleu vetes një furgon në korrik 2021 me pagesën që fitoi nga spitali.

“E kuptova se mund të humbasësh gjithçka me një rrahje zemre dhe kjo më dha shtytje për të ndjekur ëndrrat e mia. Doja të kisha një furgon akulloreje kur isha e vogël, por më dukej si një rrezik i madh, kështu që pas gjithçkaje që kisha kaluar, mendova se thjesht do ta bëja”, përfundoi Amy. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit