Bali nuk do të lejojë që turistët të përdorin motorçikleta

Bali nuk do të lejojë që turistët…

Nëse po planifikoni një udhëtim në Bali për të shijuar netët e ngrohta të verës, ditët e plazhit dhe koktejet gjatë natës, ndërsa lëvizni me një motorçikletë, atëherë kemi një lajm të keq për ju. 

Zyrtarët indonezianë synojnë të ndalojnë turistët të marrin motoçikleta me qira pas një sërë incidentesh në të cilat të huajt u kapën duke mos respektuar në mënyrë flagrante rregullat rrugore. Sipas Kompas, kohët e fundit turistët kanë bërë lëvizje të pakujdesshme, duke mos mbajtur kokore gjatë udhëtimit, madje edhe duke përdorur targa false.

Si rezultat, guvernatori i Balit, Wayan Koster, ka thënë se tani do të zbatojë rregulla të reja për t’i ndaluar turistët të ngasin motor dhe mund të përdorin makina me qira. 

Si turistë, duhet të veproni si turistë, duke përdorur automjetet me qira, në vend që të lëvizni me motoçikleta, pa veshur bluza dhe rroba, pa kokore, duke shkelur rregullat e qarkullimit, madje edhe pa patentë”, tha Koster.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit