Ballist Morina takon Erjonin në Romë, i dhuron fanellën historike të dronit të Beogradit

Ballist Morina takon Erjonin në Romë, i…

Një takim me simbolikë të veçantë është zhvilluar në Romë, ku Ballist Morina, i njohur për ngritjen e dronit me flamurin shqiptar mbi stadiumin e Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri më 14 tetor 2014, ka vizituar Erjon Vishkullin, i cili po kurohet në një spital në kryeqytetin italian.

Vishkulli mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë tetë ditë më parë, ndërsa për shkak të dëmtimit iu nënshtrua një ndërhyrjeje delikate në Romë. Pas plagosjes i riu u transportua me urgjencë drejt Italisë.

Gjatë vizitës, Morina i ka dhuruar Erjonit një fanellë me flamurin që u valëvit mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit në atë natë të 14 tetorit 2014. Bashkë me fanellën, ai i ka lënë edhe një pusullë me një mesazh domethënës:

“Për autoktonin Erjon Vishkulli. Rroftë shpirti i shqiptarit. Përshëndetje fitores, Zoti është shqiptar”.

Ndërkohë, lajmi i mirë është se Erjon Vishkulli ka arritur të shpëtojë syrin, ndërsa tashmë e pret një fazë e vështirë dhe e gjatë rikuperimi për të rifituar shikimin.

Një takim mes dy shqiptarëve, i lidhur nga dy momente të ndryshme, por me një simbolikë të fortë kombëtare.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit