Ballkani nuk gjen qetësi/ Pas Turqisë, një  tërmet i fortë godet Greqinë

Ballkani nuk gjen qetësi/ Pas Turqisë, një …

Ballkani Perëndimor nuk po gjen qetësi nga fatkeqësitë natyrore. Mësohet se një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 02:20 të mëngjesit të së martës në Amfilochia, Greqi.

Epiqendra e tërmetit ishte 9 km në jug të Menidit dhe thellësia fokale u vlerësua në 10 km, sipas Institutit Gjeodinamik. Instituti Euro-Mesdhetar tregon lëkundjet u ndjenë si në Prevezë dhe Lefkadë, ashtu edhe në Patra. Fatmirësisht, nuk kishte të lënduar e as dëme materiale.

Ndërsa qytetarët kanë dalë të alarmuar nga shtëpitë e tyre, duke pritur disa orë jashtë nga frika se mos ndodh sërish. Në muajt e fundit vendet e Ballkanit janë goditur nga fatkeqësi të shumta natyrore. Ku gjendja më e rëndë është në Turqi, qytete atje pësuan përmbytje të tmerrshme, pas tërmetit që la mijëra viktima.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit