Ballsh/ 57-vjeçarja dhunon me sende të forta kunatin

Ballsh/ 57-vjeçarja dhunon me sende të forta…

Policia e Mallakastrës ka nisur hetimet për një grua nga Ballshi. Kjo e fundit me iniciale M. F., 57 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me sende të forta vëllain e burrit të saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. F., 57 vjeç, banuese në Ballsh, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me sende të forta vëllain e burrit të saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit