Balluku firmos vendimin/ Motra e saj do trajtohet si VIP në Aeroportin e Rinasit

Balluku firmos vendimin/ Motra e saj do…

Zëvendësministrja, Belinda Balluku, ka urdhëruar që motra e saj Pamela Qirako të trajtohet si VIP në Aeroportin “Nën Tereza”. Me një vendim të marrë me 19 dhjetor të vitit 2022 dhe të publikuar me 30 mars 2023, Balluku ka kërkuar që të shtoheT në listat e personaliteteve VIP në aeroport edhe motra e saj. Në vendim thuhet se do të shtohen drejtuesit e disa institucioneve të drejtësisë, përfshirë këtu edhe kryetarin e KPK, e cila është Pamela Qirko, motra e zëvendësministres.

Ky vendim është mbajtur i fshehur për 3 muaj dhe duket qartë që Balluku ka futur edhe drejtues të institucioneve të tjera për të mbuluar favorizimin që po i bën motrës së saj. Nuk është hera e parë që Belinda Balluku, duke përfituar nga posti që ka në qeveri merr vendime që favorizojnë familjarët e saj dhe i mban të fshehta. Kur sipas rregullit vendimi duhej të ishte publikuar në Fletoren Zyrtare që në momentin që u mor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit