Balluku i lyp vota të moshuarve: Do t'ju rrisim pensionin prap!

Balluku i lyp vota të moshuarve: Do…

Në një kohë kur Shqipëria është zbrazur nga të rinjtë, të moshuarit shihen si mbatës të pushtetit për politikanët. Zyrtarisht janë 650 mijë pensionistë, të cilët zënë një pjesë të konsiderueshme të përqindjes në votime. E mënyra më e mirë për t’i joshur të moshuarit të votojnë, është skema propagandistike e rritjes së pensioneve. Mirëpo një skemë e tillë nuk kuptohet si duhet nga këta të fundit.

Një një takim me të moshuarit në Dibër, Belinda Balluku u ka thënë se në shtator do të ketë rritje pensioni duke e indeksuar atë. Por çfraë do të thotë indeksim? Indeksim në terma ekonomik nënkupton rimbursimin e shtrenjtimit të çmimeve nëpërmjet pagave dhe pensioneve. Nëse inflacioni (zhvlerësimi i parasë), është 7.5%, po aq edhe duhet të jetë indeksimi i pagave dhe pensioneve, në mënyrë që qytetarët të mos e ndiejnë rritjen e çmimeve.

Por çfarë bën qeveria në fushatë elektotrale? Ndikuar nga kriza e çmimeve, i josh pensionistët me një detyrim që duhet ta përmbushi në çdo kohë. Rritja e pensioneve në kohët e fundit ka qenë në masën 3%, 5%. Pra nëse një pensionist merr në muaj 100 mijë lekë të vjetra, maksimumi që i është rritur pernsioni ka qenë 3 apo 5 mijë lekë të vjetra. Të moshuarit janë kategoria më e pambështetur nga qeveria, të cilët gënjejhen me thërrimet që lëshojnë politikanët për zgjedhje.

Gjatë vitit të kaluar ne kemi indeksuar pensionin me 9.5%, pavarësisht se gjithë inflacioni u konsiderua jo më shumë se 7%, qeveria mori vendimin që pensioni juaj të indeksohej me 9.5%. Do ketë një indeksim të ri të pensionit në fund të muajit shtator të këtij viti, në bazë të inflacionit që do ketë viti në vazhdim. Përveç indeksimit që do të ndodhë për shkak të inflacionit në pensionin tuaj do të merrni edhe pjesën tjetër të bonusit, edhe një 5 mijë lekësh tjetër shtesë që vjen sërish nga pjesa e dytë e taksimit të jashtëzakonshëm”- tha Balluku.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit