Balluku i thur elozhe Ramës: Ka zbuluar shumë talente

Balluku i thur elozhe Ramës: Ka zbuluar…

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, i është përgjigjur atyre që sipas saj kanë deklaruar se kjo është qeveria e drejtoreshave dhe zv.ministrave.

E ftuar në Abc News, Balluku tha se ka qenë pjesë e Partisë Socialiste që prej vitit 2006, ndërsa nuk munguan elozhet e saj ndaj Liderit Suprem.

Besojeni ose jo, por sipas ministres, Rama ka zbuluar talente, ndërsa shtoi se është e vështirë të ndjekësh ritmin e tij.

Duke vijuar në këtë linjë, Balluku tha më tej se “talentet” e zbuluar nga Rama janë bazuar jo në bindjen politike të tyre, por në punën që ata kryenin.

Ministrja tha më tej se nuk ka asnjë ego politike.

Balluku u shpreh:

Sa i përket atyre që thanë se kjo qeveri ishte me drejtoresha dhe zv. ministra, kam kaluar pragun e PS në shtator të 2006. Kam qenë në parti që në 2006. Edi Rama ndër vite ka qenë një person që ka zbuluar talente jo bazuar në bindjen politike por në punën që ata kryenin. Shumë njerëz që nuk e kanë perceptuar kurrë se do ishin aty. Unë nuk kam asnjë ego politike, por kam një plan të rëndësishëm. Ne nuk presim shirita, ne inspektojmë. Është e vështirë të ndjekësh ritmin e Edi Ramës por do ia dalim. /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit