Balluku indiferente ndaj kërkesave, banorët e Hotolishtit nisin sërish protestën

Balluku indiferente ndaj kërkesave, banorët e Hotolishtit…

Banorët e fshatit Hotolisht në Librazhd kanë dalë sërish sot në protestë, duke shprehur indinjatën për mungesën e reagimit nga Ministria e Infrastrukturës dhe konkretisht nga ministrja Belinda Balluku.

 

Në qendër të kërkesave të tyre janë kompensimi i drejtë me çmimin real të tregut për pronat që preken nga projekti i Korridorit VIII dhe ndërtimi i një tuneli, që sipas tyre do të ishte një zgjidhje më e drejtë dhe më pak dëmtuese për zonën. Banorët theksojnë se një zgjidhje e tillë do të ruante karakterin historik të fshatit, mjedisin përreth si dhe kohezionin e komunitetit vendas.

 

Ata shprehen të zhgënjyer nga ajo që e quajnë shpërfillje të vazhdueshme nga ana e ministres Balluku, e cila sipas tyre nuk ka pranuar të zhvillojë asnjë takim për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

 

Protesta e sotme është një tjetër përpjekje pas disa kërkesave të mëparshme që, siç pretendojnë banorët, janë lënë në heshtje nga autoritetet.

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit