Katastrofike! OSHEE lë të zhveshur kabujt e tensionit të lartë

Katastrofike! OSHEE lë të zhveshur kabujt e…

Premisat e qeverisë janë që në vitin 2024, Shqipërinë ta vizitojnë mbi 14 milionë turistë.

Por kur në sezonin turistik mungon uji, infrastruktura dhe energjia elektrike, ardhja e turistëve vihet në pikëpyetje.

Në Kunë të Shëngjinit sezoni turistik është në tatëpjetë pasi prej një muaji ka patur ndëprerje të vazhdueshme, rreth 8 orë në ditë, të energjisë elektrike.

Pas problemeve të shumta që ka sjellë mungesa e energjisë elektrike për bizneset dhe turizmin, OSHEE ka dalë në terren dhe ka “riparuar” disa transformatorë dhe kabllo të tensionit të lartë.

Por qytetarët e zonës thonë se këto punime janë kryer në mënyrë të pamjaftueshme dhe shumë të rrezikshme pasi OSHEE s’ka bërë as minimumin e punës, mbylljen e transformatorëve dhe sigurimin e kabllove.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të organeve përgjegjëse pasi një tragjedi për shkak të këtyre riparimeve gjysmake do e shkatërronte turizmin në këtë zonë por edhe në gjerë.

Denoncimi i qytetarit:

Mungesa e energjisë elektrike në Shëngjin dhe riparimet e rrjetit 10 kV-20 kV janë një problem serioz dhe i rrezikshëm për njerëzit që frekuentojnë zonën.

Në Shëngjin, konkretisht në Kunë, tash e një muaj ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike deri në 8 orë në ditë, edhe pse është kulmi i sezonit turistik bregdetar. Riparimet e rrjetit të tensionit të lartë 10 kV, me mundësinë e kalimit në 20 kV, janë kryer në mënyrë të pamjaftueshme dhe shumë të rrezikshme për personat, veçanërisht për turistët që janë prezentë në masë të madhe në këtë periudhë.

Punimet dhe riparimet e bëra janë katastrofike dhe paraqesin një rrezik të madh për jetën e njerëzve. Fotot e një prej riparimeve të një transformatori dhe kabllove 20 kv tregojnë qartë rrezikun e jashtëzakonshëm. Organet përgjegjëse të shtetit duhet të ndërhyjnë urgjentisht për të parandaluar rrezikimin e jetës së njerëzve. Kjo eshte vertet katastrofike, TURIZMI 2024

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit