Balluku u autorizua për të marrë kontrollorë nga jashtë, reagon ashpër gazetarja: Jeta e pasagjerëve s’ngatërrohet me ‘sahanë turq’

Balluku u autorizua për të marrë kontrollorë…

Në një kohë që ministrja Belinda Balluku është autorizuar të zëvendësojë kontrollorët që kanë shpallur paaftësi të përkohshme, me kontrollorë nga jashtë vendit, kjo mund të sillte pasoja të rrezikshme për jetët e pasagjerëve të transportit ajror.

Gazetarja Aranita Brahaj në një postim në rrjetet sociale, thotë se jeta e pasagjerëve nuk mund të ngelet në dorë të kontrollorëve turq, për shkak se ata pavarësisht aftësive që mund të kenë, nuk e njohin relievin shqiptar. Gazetarja shton se jo çdo sektor në vendin tonë mund të menaxhohet në mënyrë provizore, me zgjidhje ”alla Rama”.

Postimi i plotë i Brahajt:

Jeta e pasagjereve nuk ngatërrohet me “sahane turq”

Nese Shteti e Zgjidh me Kontrollor Turq, duhen jave trajnim per ti mesuar karakteristika te relievit dhe ajrit shqiptar. Plus nese EuroControl perligj qendrimin e Kontrolloreve Shqiptar asnje kontrollor i licensuar nuk do te pranoje te beje pune vullnetare per Aeroportin tone.

Shume i rezikshem per jeten e pasagjereve cdo huamarrje e burimeve njerzore qe nuk njohin hapairat e Rinasit. Nuk ngatarrohen sahanet me Turkun per cdo gje. Jo cdo sektor menaxhohet allaRama

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit