Balta e madhe mbulon Bathoren, banorët veshin qese mbi atlete për të dalë nga shtëpia

Balta e madhe mbulon Bathoren, banorët veshin…

Një qytetar nga lagjja 4, në rrugën e Ndroqit në Bathore, denoncon gjendjen e rëndë të rrugës pas ndërhyrjes së Bashkisë Kamëz për punimet e kanalizimeve.

Sipas qytetarit, prej 3 ditësh rruga ndodhet në këtë gjendje, e mbuluar nga balta, duke ua bërë thuajse të pamundur banorëve daljen nga banesat.

Madje, për të ecur në rrugë, banorët janë detyruar të vendosin qese plastike mbi atletet e tyre, për të mos u mbuluar nga balta.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë Kamëz për sistemimin e rrugës dhe rikthimin e saj në gjendje të kalueshme.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit