Bamirësi Hoxholli i shkruan Pirro Dhimës: E kishe për turp të quheshe shqiptar “kampion”, por nënën mos e harro!

Bamirësi Hoxholli i shkruan Pirro Dhimës: E…

Mesazhi i bamirësit Ilir Hoxholli:

Gjatë ditës së sotme u konstatua një trup i pajetë në qytein e Himarës,. Pas klësaj u konstatua se viktima është nëna e  sportistit Pirro Dhima. Mesazh prekës pas kësaj ngjarje ka përcjell bamirësi Ilir Hoxholli. Hoxholli shpreh ngushëllimet, teksa i shkruan Pirro Dhimës për nënën që e rriti dhe e lindi shqiptar, kombësi të cilën ai e mohoi dhe u deklarua grek. Kujtojmë se nëna e sportistit, u gjet e vdekur gjatë ditës së sotme pranë kazanëve të rakisë në banesën e saj. Ajo jetonte vetëm në Himarë.

Mesazhi i Ilir Hoxholli:

Hej “Kampion” nena ajo qe te rriti, vdiq, e gjeten komshinjte. Sot eshte dita fiks, nje Tetor, dita te moshuarve. E kishe per turp te quheshe shqiptar “kampion” por nenen, nenen mos e harro, se te mbajti ne bark 9 muaj, te dha qumesht, te beri te forte “kampion”, qumeshti dhe sakrificat e saja te ben ky qe je sot. E di pse shkruajta per ty “kampion” qe te kuptojme ne te tjeret se si nuk duhet te jemi ne jete “kampion”. Se jeta nuk eshte medalje, fame, e te besh moral, kur nenen tende e ke harruar. E gjeten komshinjte te dekompozuar, mbase sa dite me pare ka vdekur, mbase nje gote uje do te deshironte ne fund. Iku shpetoi ajo nene dhe shume te tjera nga kampionet e televizioneve, nga medaljet, dekoratat, nga hipokritet qe nenat e tyre i kane nxjerre nga shtepite.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit