Banaliteti në humor/ Rita Lati: Nuk bëhet pa pak ‘bip’ brenda, edhe në atë kohë përdornim por sot s’ua kap dot ritmin

Banaliteti në humor/ Rita Lati: Nuk bëhet…
Përsa i përket banalitetit të përdorur në programet e humorit, Rita tha se edhe në atë kohë përdorej dhe se nuk bëhet humor pa pak ‘bip’ brenda, por që duhet të gjesh personazhin e duhur.
Featured image of article: Banaliteti në humor/ Rita Lati: Nuk bëhet pa pak ‘bip’ brenda, edhe në atë kohë përdornim por sot s’ua kap dot ritmin

Aktorja Rita Lati ka deklaruar se ka hequr dorë nga të bërit humor, sepse nuk e kap dot ritmin e ditëve të sotme, ku prodhohet çdo javë për programe të ndryshme. E ftuar në “Bardhezi”, Lati tha se nuk e kap dot këtë ritëm dhe i duket sikur nuk është e këtij niveli.

Përsa i përket banalitetit të përdorur në programet e humorit, Rita tha se edhe në atë kohë përdprej dhe se nuk bëhet humor pa pak ‘bip’ brenda, por që duhet të gjesh personazhin e duhur.

Është atëherë bëheshin gjëra të qëllimta. Të kapim duartroktije. Por atëherë gjithmonë e hante nëndrejtori, asnjëherë drejtori. Sot bëhet humor si t’u dojë kokrra e qejfit. Jam shkëputur nga të gjitha. Jo të ul këta që bëjnë, mirë bëjnë janë të zotët, kan b*th që e bëjnë.

Do b*th ajo punë nuk e bën kushdo. I heq kapelen se bëjnë çdo javë. Më duket vetja si e mbetur në kohë moj motër, sikur nuk jam e këtij niveli. Nuk e kap dot këtë ritëm. Po si bëhet humor pa pak bip brenda. Edhe atëherë bënin.

Në gojën e personazhit, i shkon Anesë që bën Agron Llakaj, i shkon Cekës, nuk mund t’ia japësh kujtdo. Duhet të jetë për personazhin,”- tha Lati.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit