Banda tuniziane sulmon atë shqiptare/ 1 plagoset në kokë me thikë, tjetri i shpëton plumbave

Banda tuniziane sulmon atë shqiptare/ 1 plagoset…

Një pritë e dyfishtë mes grupeve kriminale shqiptare dhe tuniziane ka alarmuar policinë dhe banorët e zonës së Porto SantElpidio në Italia.

Mediat italiane raportojnë se fillimisht është njoftuar për një sherr me thika por disa ditë më vonë sherri ka shkuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Raportohet se që ka ndodhur në ditët e fundit në Porto Sant’Elpidio lidhet me një luftë e vërtetë bandash.

Bëhet fjalë për dy grupe, tunizianë dhe shqiptarë, që sherri midis tyre lindi pas prishjeve për pazare droge.

Episodi i parë ndodhi kur afrikanët e veriut goditën me thikë njërin nga shqiptarët që pësoi plagë me thikë në kokë. Episodi i dytë doli në skenë të nesërmen në mbrëmje, kur dy tunizianët i zunë pritë një tjetër shqiptari duke e qëlluar me armë ndërsa ai ishte në makinë. Burri arriti të shpëtonte dhe të ikte. Ai raportoi gjithçka në polici. Ndërkohë po hetohet për të arrestuar autorët e kësaj ngjarje të rëndë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit