Bandat e duan të vdekur, ‘Oti i Elbasanit’ bën jetë luksoze

Bandat e duan të vdekur, ‘Oti i…

Janë publikuar foto nga jeta e shfrenuar e Elton ‘Kastriot’ Kila, i njohur si Oti i Elbasanit. Djalin që bandat kriminale e duan të vdekur. Ai rezultonte pronar i një jahti luksoz ndërsa nuk kursente fotografitë me shampanjë e mjete luksi, mes tyre edhe Ferrari.

Në foto më poshtë ai shfaqet me makina të ndryshime të tipit Ferrari dhe Audi. Ndërsa nuk mungojnë as udhëtimet me jahte luksoze në vende të shtrenjta.

Në foto ku shfaqet me shampanja dhe në hotel lusksoz duket qartë jeta e shfrenuar që ai ka bërë. Ndërsa tani kërkohet nga bandat kriminale në Elbsan. Kujtojmë se në vitin 2018 u vu në pranga pasi ishte i kërkuar për trafik droge në Itali. Po në këtë vit u vunë në sekuestro pasuritë e tij me vlerë 71 milionë lekë të reja. Ku përfshiheshin: një ndërtesë 5-katëshe, me sipërfaqe banimi 1502 m2; njësi Shërbimi 400 m2; tokë bujqësore 5200 m² dhe shoqëria tregtare “KILA TRANS” sh.p.k, të gjitha në Elbasan. 

Ndër të tjera bëhet me dije se, në muajin tetor të 2018-ës, i janë sekuestruar edhe 39 makina luksoze dhe 6 motomjete në 3 pika shitje të mjeteve të dyshuara se janë të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit