Bandat kriminale shqiptare bashkojnë forcat me bandat italiane, fitojnë "territor" në Itali

Bandat kriminale shqiptare bashkojnë forcat me bandat…

Bandat kriminale shqiptare po fitojnë gjithnjë dhe më tepër territor në Itali.

Në zonën e Milanos, kriminaliteti i drogës shfrytëzohet nga grupet shqiptare dhe ato afrikane.

Ndërsa prostitucioni shfrytëzohet nga grupet kineze, të cilët e ushtrojnë si aktivitet nëpër sallonet e qyteteve italiane.

Autoritetet italiane theksojnë se ka një ndërveprim midis mafias shqiptare dhe atyre italiane në fushën e krimit.

Sipas tyre, këto grupe janë të lidhura ngushtë me trafikun e drogës, emigracioni i paligjshëm dhe në shfrytëzimin e prostitucionit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit