Bandat shqiptare u përleshën edhe një vit më parë! Masakra u shmang në momentin e fundit

Bandat shqiptare u përleshën edhe një vit…

Një ngjarje e ngjashme me atë të Nea Joni, ku humbi jetën 39-vjeçari shqiptar, Pëllumb Ismaili është shënuar edhe një vit më parë. 

Newsbomb.gr ka zbuluar se dy grupet që nisën sherrin në lokal dhe që më pas degradoi në përdorimin e armës, ishin zënë një vit më parë në prag Krishtlindjesh, kishin nxjerrë armët, por masakra ishte shmangur në momentin e fundit, pasi në vendngjarje kishte shumë qytetarë dhe klientë të kafenesë. 

Në të dyja rastet, si atë të pak ditëve më parë edhe atë të vitit të kaluar, personi që mbahet përgjegjës sipas policisë greke është një shqiptar me precedentë të shumtë kriminalë, bashkëpronar i një klubi të njohur në rrugën Liosion dhe përdorues i dy makinave të lëna pas nga autorët e sherrit në Nea Joni.

Ky informacion ndodhej në dosjen e këtij shqiptari, i cili u kërkua nga oficerët e Departamentit të Vrasjeve kur pas vrasjes në Nea Joni, identiteti i tij doli nga dy makinat me qira të përdorura nga autorët, që i braktisën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit