Bandave u vjedhin "të korrat" e kanabisit, ofrojnë 30 mijë euro për gjetjen e autorit

Bandave u vjedhin “të korrat” e kanabisit,…

The Sun ka publikuar ditën e sotme një artikull ku protagoniste janë bandat shqiptare që merren me “tregëtinë” e kanabisit.

Do të paguanin një “shpërblim” prej 30,000 paund kush jepte informacion që identifikonte banditë që u kishin vjedhur të korrat në Golders Green, në Londrën Veriore”, shkruan The Sun.

Postimi ishte bërë në gjuhën shqipe në Tik Tok ku thuhej:

“Kushdo që ka informacion mund të na kontaktojë sepse duam të dimë kush i ka urdhëruar të na vjedhin punën, ofrojmë 30 mijë euro”

Sipas The Sun kryetarët e bandave përdorin rrahjet brutale për të vendosur autoritetin e tyre në rrjetin e trafikut të drogës.

Një video tjetër, e postuar si paralajmërim dhe e parë më shumë se 10,000 herë, tregon një shqiptar që merret  në pyetje pas një vjedhjeje në Londrën e Jugut .

Një burim tha: “Gangsterët shqiptarë njihen për rrëmbimin e rivalëve që u vjedhin. Është një taktikë e zakonshme që ata përdorin herë pas here – por ofrimi i shpërblimeve për informacion është e re dhe duhet të nënkuptojë se ata janë të dëshpëruar për të mbajtur kontrollin e biznesit të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar .”

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit